Thirrja dramatike e ish-yllit të NBA-së: Koronavirusi po më vret, lutuni për mua!

8 Shtator 2021
15:22
Alfred Lleshi
back button

Bota e NBA është ende në një gjendje “shoku” pas imazhit të publikuar në rrjetet sociale nga Cedric Ceballos. Në të, ish-basketbollisti i Suns, Lakers, Mavericks dhe Pistons shihet në një barelë spitalore, në oksigjeno-terapi,  pasi u shtrua nga komplikimet që rrjedhin prej infektimit me koronavirus.

Ceballos, i cili është shtruar në spital prej më shumë se 10 ditësh është në rrezik serioz, teksa e shoqëroi foton me një mesazh dëshpërimi: “Në ditën time të dhjetë në terapi intensive, COVID-19 po më vret. Iu kërkoj të gjithëve; familjes dhe miqve të mi që të luten për shërimin tim. Nëse kam bërë diçka për ju në të kaluarën, ju lutem më lejoni të kërkoj falje publike. Lufta ime nuk ka përfunduar. Faleminderit”.

Ish-basketbollisti, tashmë 52-vjeç, i tërhequr nga aktiviteti sportiv që nga viti 2011, ishte një nga shënuesit më produktivë të viteve 1990. Ai u bë një yll i madh me Lakers më 1995 dhe do të hynte në histori për koshin e famshëm me njërin sy të lidhur. Ceballos ishte një kampion “All Star” të vitit 1992.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit