THIRRJA NGA AMERIKA! Agolli: Qeveria t’u përgjigjet kërkesave të futbollit shqiptar! Vetëm kështu rrisim nivelin

18 Tetor 2020
16:13
Anton Cicani
back button

Për dy dekada në futboll, gjithmonë në  nivele të larta, duke luajtur madje edhe grupet e Champions League. Për Ansi Agollin, ish-kapitenin e Shqipërisë, topi është jo vetëm çështje pasioni por edhe karriera e tij dhe gjysma e jetës…

Tashmë ndodhet në Amerikë pasi i mbylli llogaritë me Europën dhe po mundohet që këto vitet e fundit që i kanë mbetur të japë kontributin edhe me të rinjtë duke hapur Akademi.

Ide zhvillimi të futbollit, por edhe investimi, edhe pse pandemia ka ndikuar në total te futbolli i ditëve të sotme. Mes temave të prekura në intervistën për “Telesport”, mbrojtësi tashmë 38-vjeç ka folur sidomos edhe për mungesën e futbollit në Shqipëri si pasojë e bojkotit të Ligës Profesioniste, që ngulmon me të drejtë te miratimi i Ligjit për Sponsorizim si rruga e vetme për të kthyer faqen dhe për t’u rritur në vitet në vazhdim, si në cilësi, ashtu edhe marketing.

– Ansi përshëndetje. Në radhë të parë si jeni me shëndet dhe si paraqitet gjendja në New York dhe përgjithësisht në Amerikë në kët kohë pandemie?

– Ka qenë një periudhë e vështirë në të gjithë Amerikën, por sidomos në Neë York, pasi ishte edhe pika më e nxehtë e pandemisë në Amerikë. Tani që po flasim është një situatë do të thoja e normalizuar, por sigurisht që akoma ekziston frika se numrat mund të rriten.

Nuk ka pasur probleme për mua dhe familjen time, sigurisht që masat mbrojtëse kanë qenë maksimale.

Ansi Agolli Dives Into Career Thus Far And What Lies Ahead In New York - YouTube

– Në 20 vjet që luani futboll besoj se kjo situatë dhe ky sezon i pazakontë nuk ka ndodhur kurrë më parë. Si e përjetove personalisht?

– Jo vetëm për mua, por ka qenë për të gjithë botën një sezon mjaft i çuditshëm. Kujt ia kishte marrë mendja që kaq shumë njerëz do të humbnin jetën? Apo që Neë Yorku, qendra ekonomike e botës do të ndalej për më shumë se 3 muaj? Bota u ndal për 3 muaj apo më shumë. Diçka surreale!

Në të tilla raste mendon për familjen dhe veten, dhe që të ketë sa më pak të lënduar nga kjo pandemi. Futbolli apo gjërat e tjera dalin në plan të dytë.

– Kur do të nisë sezoni i ri futbollistik dhe si do të organizohet me masat kufizuese?

– Sezoni në SHBA sapo përfundoi. Si të gjitha sportet këtu çdo gjë është bërë më e shkurtër dhe e kufizuar. Sezoni filloi në maj dhe mbaroi disa ditë më parë. Siç e thashë një kampionat i shkurtër dhe i improvizuar, me masa të rrepta dhe kontrolle çdo ditë. Play-off-i u bë në format “bubble” (siç e quajnë këtu) ku të gjitha skuadrat mblidhen në një qytet, që ishte Detroit. Nuk kishim të drejtë të dilnim nga hoteli, vetëm për stervitje dhe ndeshje. Mund të them një mini-turne. Një sezon mjaft i shkurtër, që deri në një farë pike, i mbajti skuadrat aktive.

– A e keni ndjekur Kombëtaren edhe pse larg dhe si ju është dukur brezi i ri kuqezi?

– Kombëtaren e kam ndjekur dhe shikoj mjaft elemente pozitive te kjo skuadër. Pavarësisht rezultateve të 2 ndeshjeve të fundit ku ndoshta meritonim diçka më shumë, skuadra ka afruar shumë elementë cilësorë, si për shembull Kallaku, i cili për mendimin tim ka një të ardhme mjaft premtuese.

Përpos kësaj është një element i dalë 100% nga kamionati shqiptar i futbollit. Apo Kumbulla, një mbrojtës që kërkohej nga gjysma e skuadrave të Serie A në merkato. Një tjetër emër është edhe Broja e disa të tjerë, por sigurisht që këtyre djemve duhet t’u jepet edhe pak kohë.

E përgjithshmja është që kemi një të ardhme mjaft premtuese. Thjesht duhet pak kohë që këto lojtarë të talentuar të rriten akoma më shumë nga personaliteti dhe sigurisht të njihen akoma më shumë me njëri-tjetrin në mënyre që gjërat në fushe t’i bëjnë në mënyrë automatike.

New York Cosmos Sign Albanian National Team Captain Ansi Agolli | New York Cosmos

– Azerbajxhani, vendi ku keni jetuar dhe luajtur për shumë vite, tani ka De Biasin në stol dhe erdhi luajti në Elbasan. Keni ende kontakte me ish-trajnerin e Shqipërisë?

– Sigurisht që kam kontakte me miqtë që kam në Azerbajxhan dhe jam munduar të jap ndihmesën time që skuadra e Azerbajxhanit të marrë De Biasin në skuadër.

Kaluan disa vite, por më në fund De Biasi firmosi në Azerbajxhan dhe shpresoj të ketë sa më shumë sukses me këtë skuadër, pse jo ta përsërisë edhe një herë atë që arriti me Kombëtaren shqiptare.

Qarabağ FK (from 🏡) on Twitter: "👋🎈🎉 Happy 36th birthday, Ansi Agolli!!! 🎂 Gëzuar ditëlindjen, Ansi! 🎁 Ad günün mübarək, Ansi! #Ansi36… "

– Konflikti i hershëm mes Azerbajxhanit dhe Armenisë ka rinisur sërish. I shqetësuar?

– Shumë shqetësuese. Askush nuk do luftë apo jetë të humbura. Kam pasur shokë apo pjesëtarë klubi te Qarabag, të cilët kishin humbur të afërmit e tyre në të shkuarën dhe ishte diçka e dhimbshme kur mendon që jemi në vitin 2020, që do të thotë duhet të mbizotërojë paqja, boll probleme kanë pasur ato 2 vende në të shkuarën.Uroj të ndalojë sa më shpejt dhe të ketë paqe.

– Të kalojmë te futbolli shqiptar. Siç e dini jemi i vetmit vend në botë që ende nuk kemi nisur sezonin për shkak të bojkotit të Liges Profesioniste që kërkon miratimin e Ligjit për Sponsorizimet si kusht bazë. Çfarë ideje keni krijuar dhe a mendoni se qeveria duhet të vijë në ndihmë të sportit, i harruar për të paktën 2 dekada?

– Në çdo aspekt si shtet, kemi qenë dhe jemi mbrapa, mirëpo jemi ende në kohë për të përmirësuar disa gjëra që në pamje janë të vogla, por shumë të rëndësishme për të çuar përpara një sport, që është mjaft i dashur për vendin tonë.

Perveçse të arrish në kupat e Europës, të ardhurat në klubet shqiptare janë pothuajse zero. Kjo gjë i bën investitorët në futboll, apo edhe në sporte të tjera të jenë të kursyer e shumë prej tyre edhe të frikësuar për faktin se investimet e tyre do të shkojnë dëm.

Kukësi, dhuratë speciale për Ansi Agollin - Konica.al

Kemi parë shumë biznesmenë që kanë pasur skuadra të tërhiqen nga investimi në sport dhe i mirëkuptoj plotësisht.

Ky është momenti ku me anë të këtij ligji të kthesh edhe një herë njerëzit e biznesit, të investojnë në futboll sidomos në kampionatin shqiptar, sepse sa më shumë investim të ketë aq me shume rritet kualiteti i klubeve.

Me aprovimin e këtij ligji, hapet një kapitull mjaft i rëndësishëm për futbollin shqiptar që padyshim është diçka mjaft pozitive për të ardhmen.

Uroj të aprovohet sa më shpejt dhe që topi të fillojë sërish së rrotulluari në Shqipëri.

BACK FOR MORE: Cosmos sign 5 players to term sheets - Agolli, Castano, Corke, Galvao, John-Brown - Front Row Soccer

– Ju që keni luajtur që fëmijë në Shqipëri, këtë problematikë e keni hasur vetë duke ditur se futbolli është për shumicën një mundësi për të jetuar dhe nëse klubet nuk kanë mundësi financìare bëhet edhe më e vështirë të ketë rregullësi në rroga. Keni ndonje apel për shtetin?

– E kam hasur personalisht kur kam luajtur edhe vetë te Tirana dhe në një farë mënyrë i mirëkuptoja ato biznesmenë, të cilët kishin probleme me pagesat, por për shumë futbollistë në Shqipëri ajo rrogë është mënyra e vetme e jetesës ndaj dhe apeli im është që qeveria duhet të reflektojë, sepse është një mundësi mjaft e mirë për ta çuar futbollin në Shqipëri në një nivel akoma më të lartë se sa ëshët tani. Siç e thashë më lart, futbolli është sporti më i dashur në Shqipëri nga çdo njeri.

– Jemi i vetmi vend europian që kemi 1 fushë futbolli për 100 mijë banorë, shumë pak për të mos thënë asgjë fare…

– Sepse askush nuk do të investojë, sidomos në terrene, sepse nuk i kthehet asgjë mbrapa. Fushat e futbollit janë gjëja më e rëndësishme, që futbolli jonë ka, sidomos akademitë, por edhe skuadrat profesioniste dhe padiskutim që sa më shumë të jenë aq më shumë rritet edhe cilësia.

– A do ta shohim Ansin trajner në të ardhmen?

– Kurrë mos thuaj kurrë. U bënë gati 2 muaj që kam hapur akademinë time në Neë York, që quhet “AB7 Soçer Academy” dhe disa herë në javë fëmijët i stërvis edhe vetë. Është kënaqësi më vete t’u mësosh fëmijëve eksperiencën tënde e akoma më e madhe kur shikon përmirësim tek to.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit