Thoma Strakosha në podiumin e “fantasy football” të Serie A

27 Dhjetor 2019
15:54
Alfred Lleshi
back button

Cili është portieri më i mirë i Serie A për “fantasy football”? Nëse do ta kishim bërë këtë pyetje në gusht, askush nuk do t’i përgjigjej me emrin e “gardianit” të Lazio. “Gazzetta dello Sport”, teksa bën bilancet e këtij viti në përfundim e sipër, e përzgjedh shqiptarin për të tillë. Natyrisht, duke iu referuar numrave të Thoma Strakoshës, pas 17 javësh kampionat të këtij sezoni. 

24-vjeçari qëndron me kuotimin 5.68 në vendin e dytë, pas Szczesny, për mesataren magjike të portierëve në kampionatin italian. Sidoqoftë, nëse marrim në konsideratë të gjithë golat e pësuar nga Juve, duke përfshirë edhe ndeshjet, në të cilat ka luajtur Buffon, përparësia qëndron te shqiptari i Lazio.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit