Thomas Bach në Tiranë, kreu i olimpizmit viziton Shqipërinë

12 Maj 2022
9:39
Telesport
back button

Thomas Bach, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) do të mbërrijë në Tiranë pas një muaji, në një vizitë zyrtare ëq do të zhvillojë më 12 qershor. Lajmin e ka konfirmuar Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), që po përgatitet për vizitën e kreut të olimpizmit botëror.

Bach ka një agjendë të ngjeshur vizitash e udhëtimesh, por pjesë e saj është edhe Shqipëria, ku do të takojë krerët më të lartë të sportitd he qeverisë shqiptare. Kjo vizitë konfirmon mbështetjen që IOC ka për olimpizmin shqiptar edhe pse ai ka kaluar mjaft vështirësi kohët e fundit.

Për këtë vizitë pritet që KOKSH të organizojë mjaft evente sportive. Mësohet se palët do të diskutojnë për një mbështetje më të madhe financiare që Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do t’i japë Shqipërisë. Këto mbështetje do të jenë kryesisht me projekte, që do të forcojnë lëvizjen olimpike në vendin tonë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit