Thomas Müller shpërthen ndaj gjyqtarit: Ju më jepni karton për faull ndaj Atlético Madridit, që ka huliganët më të mëdhenj në futbollin botëror!

22 Tetor 2020
9:18
Alfred Lleshi
back button

Një nga avantazhet e pakta të mospasjes së audiencës apo atmosferës në stadiume është se mund të dëgjoni lojtarët duke folur me njëri-tjetrin, duke kërkuar topin, duke debatuar me kundërshtarin ose me gjyqtarin. Michael Oliver, arbitri anglez, që drejtoi Bayern Munich-Atlético Madrid (4-0), i dha Thomas Müller një karton të verdhë të dyshimtë. Gjermani u përplas me Trippier për një top, lojtari anglez ra në tokë, çka shkaktoi indinjatën e veteranit të Bayern, i cili konsideroi se nuk ishte faull.

Në fakt, përplasja ishte shumë e ashpër, ndaj Trippier mbeti i shtrirë përtokë nga dhimbja, kohë kur kryesori Oliver e paralajmëroi Müller. Ky i fundit, në transmetimin televiziv të lojës u pa dukshëm i zemëruar dhe ankohej me inat. Sipas “Bild”, lojtari veteran i Bayernit ishte shumë i qartë me Oliver: “Çfarë po ndodh këtu? Hej! Kjo nuk mund të jetë e vërtetë. Ne po luajmë kundër Atlético Madridit, që ka huliganët më të mëdhenj në futbollin botëror! Dhe ti më jep të e verdhin për diçka të tillë…”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit