Thuajse e kryer: sulmuesi më popullor në Argjentinë “zbarkon” në Europë!

15 Korrik 2019
19:28
Anton Cicani
back button

Pas thuajse 11 vitesh në Amerikën Latine, mes Argjentinës dhe Meksikës, sulmuesi Dario Benedetto, një ndër më popullorët në Argjentinë (pjesë edhe e kombëtares) pritet të zbarkojë në Europë.

I përcaktuar si një futbollist me karakter disi të veccantë dhe një "bad boy" me tatuazhe, sulmuesi pritet të transferohet te Olimpique Marseille, ndërsa Boca Juniors dhe klubi francez janë duke biseduar mbi bazën e 18 milionë dollarëve.

I famshëm në finalen e Libertadores në Madrid, mes Boca Juniors dhe River Plate, me gjuhën që nxorri në talljen e kundërshtarit, Bendetto në 43 ndeshje me Boca ka shënuar 30 gola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit