Thuajse në lot, Kessie realizon gol historik te Barcelona! De Jong i thur elozhe, Xavi ka ndryshuar mendje!

20 Mars 2023
16:30
Telesport
back button

Goli i shënuar nga Franck Kessié në kohën e plotë të pushimit në ndeshjen e djeshme mes Barcelonës dhe Real Madridit, si dhe ka një rëndësi të madhe në garën për titull, është gjithashtu një gol historik për klubin katalanas: është në fakt numri 3000 në Camp Nou, i inauguruar në vitin 1957.

Të mijtën e shënoi Víctor Muñoz në sezonin 1981-1982, ndërsa goli i 2000 u shënua nga Philip Cocu në sezonin 2003-2004. Kessie ishte i prekur ne fund te ndeshjes aq sa ishte gati duke qare nga gezimi.

Mesfushori ka vuajtur jashte mase per hapesira kete sezon aq sa ne janar u perfol edhe per nje largim dhe ende e ardhmja duhet shkruajtur por Xavi po nis te ndryshoje mendje dhe deshira e Kessie eshte te vazhdoje me katalanasit, aq sa edhe shoket e ekipit e duan…

Frenkie de Jong, mesfushori i Barcelonës, komentoi fitoren në El Clasico kundër Real Madridit për kanalet zyrtare të La Ligës: “Jam shumë i lumtur, kjo është fitorja e parë në shtëpi në një El Cásico dhe tani jemi 12 pikë përpara Real Madridit. Hap i madh përpara, nuk ka mbaruar…

Goli i 2-1 i Kessié na dha një ëndërr. Ai dhe Sergi Roberto bënë diferencën, duke luajtur lojëra të shkëlqyera përveç dy golave”, tha holandezi per dy futbollistet qe ishin vendimtar ne El Clasico…

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit