Thujase e kryer, zbulohet ekipi i ri i Elseid Hysajt!

24 Maj 2020
12:03
Eraldo Harlicaj
back button

Elseid Hysaj nuk do të jetë më futbollist i Napolit pas merkatos së verës. Agjenti i tij Mario Giuffredi e ka bërë me dije diçka të tillë, ndërsa duket se futbollisti e ka vendosur se do të largohet nga napolitanët pas një sezoni me shumë oshilacione.

Roma mbetet destinacioni i preferuar i futbollistit shqiptar sipas asaj që shkruan sajti i gazetarit Alfredo Pedulla. Mbrojtësi i krahut të djathtë kërkohet në kryeqytet, pasi Roma ka nevojë për një mbrojtës krahu.

Hysaj nuk është i shtrenjtë, ndërsa në krahun tjetër ka shumë eksperiencë në Serie A. Ai ka vite që luan fillimisht me Empolin e më pas me Napolin. Destinacioni i ri nuk pritet të jetë surprizë me Romën që e do në ekip.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit