Thumba për Interin, legjenda: Një klub i madh e mbante Icardin!

5 Qershor 2020
22:03
Eraldo Harlicaj
back button

Legjenda e Interit, Sandro Mazzola, ka kritikuar hapur drejtuesit zikaltër për shitjen e futbollistit Mauro Icardi. Ai e vlerëson ish-kapitenin e italianëve dhe mendon se një skuadër me drejtues të aftë nuk do ta shiste kurrë.

Icardi më pëlqente shumë, unë nuk do e kisha shitur. Nuk e di qartësisht se çfarë ka ndodhur mes tij dhe klubit, por kur ke një lojtar të tillë, e mban në skuadër. Shumë gjëra ndodhin brenda dhomës së zhveshjes, gjithmonë kanë ndodhur.

“Ama, nëse jam një klub i madh dhe kam në përbërje një futbollisti si ai, e mbaj. Kur dikush është i fortë, është i fortë. Icardi duhej mbajtur, situata e çdokujt mund të ishte vlerësuar, por Icardi duhet të ishte ende pjesë e Interit“, deklaron Mazzola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit