Thumbimet Gjici-Lila, kush do të fitojë?!

10 Shtator 2019
11:29
back button

Andi Lila u mundua deri në momente te fundit të merkatos të gjente një ekip jashtë Shqipërisë, por nuk ia doli mbanë. Ish-lojtari i Kombëtares së Shqipërisë kishte dy opsione: Tiranën dhe Kukësin. 

Bardheblutë ishin afër tij, por në fund u stepën për shkak të dëmtimit. Mbrojtësi iu vetofrua Kukësit me anë të Taulant Ballës. Deputeti i PS-së hodhi një foto në Instagram ku shkruante: “Kukësi kampion”. Kaq mjaftoi që bardheblutë të reagonin dhe ta rrëmbenin. 

Lila ka probleme të mbartura që nga operimi i tij në Greqi dhe nuk është ende gati. Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, pas nënshkrimit të tij me Tiranën tha se e donte futbollistin për nder, pasi ishte i dëmtuar. 

33-vjeçari ka nisur stërvitjen me Tiranën javën e kaluar dhe po integrohet me grupin. Aktivizimi i tij në fushë do të bëhet gradualisht dhe vetëm koha do të tregojë se kush do e fitojë betejën e fjalëve, Gjici apo Lila. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit