Thumbon Marquez: Koha e tij ka përfunduar, është mirë të tërhiqet

11 Nëntor 2019
11:37
Telesport
back button

Piloti spanjoll i Honda, Marc Marquez, mendon se Valentino Rossi duhet të tërhiqet përfundimisht nga garat e botërorit të Moto GP. Spanjolli fitoi këtë vit titullin e tetë kampion bote në karrierë dhe vitin tjetër mund të barazojë rekordin e italianit. Prej vitesh Rossi, 41 vjeç, nuk po arrin të japë atë që pritet, të fitojë titullin kampion edhe pse duelon me më të mirët.

Unë jam i pari që e admiroj atë si pilot dhe e respektojë jashtëzakonisht shumë për atë që ka dhënë dhe po jep ende për Moto GP. Ka bërë epokë në këtë sport dhe vazhdon ende në nivele të larta, por gjithnjë ka një fund. Mendoj se koha e tij ka përfunduar me gjithë dëshirën që ai ka për të pilotuar”, tha Marquez.

Më tej, piloti spanjoll tha: “Edhe unë po arrij objektivat e mi, thuajse të ngjashëm me ato të Rossit dhe mendoj se një ditë do të tërhiqem. Një gjeneratë e re pilotësh po vjen dhe po bëhet kërcënuese për mua në pistë. Për mua po bëhet gjithnjë e më e vështirë të fitoj titullin dhe kjo gjë vlen edhe për Rossin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit