Thuram “nxin” futbollin italian: Është bërë shumë më racist se më parë

2 Prill 2023
8:20
Alfred Lleshi
back button

Ish-mbrojtësi i Parmës, Juventusit dhe i kombëtares franceze, Lilian Thuram, kritikon ashpër politikat e qeverisë italiane dhe Europës në lidhje me emigrantët. Po kështu ai e drejton gishtin nga racizmi.

“Në Europë, shumë njerëz duan ta normalizojnë racizmin, – thekson ish-futbollisti. – Nga këndvështrimi im, Italia është shumë më raciste se më parë, sepse nuk kishte këtë qeveri”.

Ish-mbrojtësi kampion bote vijoi me kritika edhe ndaj politikave evropiane: “Për të analizuar racizmin, duhet të dini se nga cili këndvështrim e shikoni këtë çështje. Thjesht analizoni politikat në Evropë.

Sa herë që ndjejmë se duhet të mbrohemi nga njerëzit që vijnë nga jashtë, do të thotë se jemi racistë ndaj tyre. Nëse një person thotë se asgjë nuk ka ndryshuar, ndoshta është një person i bardhë. Sot njerëzit që mund të vuajnë racizmin në Itali janë shumë më të frikësuar se më parë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit