I thyejnë kaviljen, ish-juventini mbyll karrierën (VIDEO)

26 Korrik 2019
12:03
back button

Një fund i hidhur pritet të jetë fundi i karrierës për Diego Ribas da Cunha, i njohur thjesht si Diego, që aktualisht është pjesë e Flamengos.

34-vjeçari ishte në fushë, në ndeshjen që ekipi i tij humbi 2-0 ndaj Emelec, por për të një moment në pjesën e dytë ishte mallkimi i karrierës së tij në perëndim. Si pasojë e një ndërhyrje, ish-fantazisti i Juventusit ka thyer kaviljen e këmbës së majtë dhe në fund të ndeshjes është operuar direkt.

Në një moshë të tillë dhe me një dëmtim të rëndë është thuajse e pamundur që braziliani të rikthehet në formën e duhur dhe të jetë i aftë të luajë, për këtë i gjithë opinioni sportiv janë të mendimit se karriera për Diego ka përfunduar me këtë dëmtim të rëndë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit