Thyen rregullat e pandemisë ditën e derbit, policia ndëshkon tifozët e Milanit dhe Interit

5 Mars 2021
9:19
Alfred Lleshi
back button

Policia e Milanos, në sajë të imazheve dhe videove, identifikoi dhe sanksionoi tifozët e parë të Milanit dhe Interit, të cilët nuk iu bindën rregullave për ndalimin e pandemisë më 21 shkurt, me rastin e derbit të qytetit në “San Siro”. Forcat e sigurisë po kryejnë gjithashtu kërkime për 5 tifozë të Interit, nën hetim për dëmtime të shkaktuara një mbështetësi të ri të kuqezinjve.

Atë ditë, qindra ultras ishin takuar, në shkelje të rregullave anti Covid, pranë stadiumit “San Siro”, në kryeqytetin Lombard, për të përshëndetur ardhjen e dy skuadrave të përfshira në derbin e qytetit.

Në veçanti, sipas hetimeve të policisë, pas orës 2 të pasdites, në “Via Caprilli”, afër stadiumit, një grup tifozësh zikaltër sulmuan një koleg të ri kundërshtar. Veprimi i dhunshëm u raportua në polici nga një banor i zonës dhe u përhap më pas në rrjetet sociale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit