Thyen urdhërin për arrest shtëpie për finalen e Wimbledon, rrezikon sërish burgun

17 Korrik 2019
16:17
Telesport
back button

Për të parë momentet e fundit të duelit epik të tenisit mes Novak Djokovic dhe Roger Federer, një tifoz i këtij sporti ka bërë të paimagjinueshmen. 58-vjeçari nga Bergamo, ka thyer vendimin për arrest shtëpie të dielën pasdite, kur u luajt finalja e Wimbledon (Djokovic fitoi 3-2).

Gjithsesi, ky veprim është pikasur nga policia italiane. “Dola nga shtëpia dhe vajta në një lokal për të parë ndeshjen. E di që kam gabuar, bëra një budallallëk. Por dola vetëm për të parë setin final. Në ato momente policia erdhi në shtëpi dhe nuk më gjeti”, tha person ii dënuar.

Kjo është deklarata që personi tha më pas para gjykatësit. Policia e pa personin të rikthehet në shtëpi pas orës 20:00 të mbrëmjes, me biçikletë. Edhe pse ai e sqaroi se çfarë kishte ndodhur, u arrestua. Në fakt, kjo ishte hera e dytë që ai thyente urdhërrin me arrest shtëpie.

Edhe më 7 korrik kishte bërë të njëjtën gjë, kur ishte denoncuar se po shëtiste me biçikletë. Tani çështja i ka kaluar gjykatës së Brescia, e cila mund të dënojë sërish personin, duke e rikthyer në qeli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit