“Ti ke qenë model për mua”; Rashica i jep “lamtumirën” e ndjerë legjendës 41-vjeçare

7 Korrik 2020
14:34
Alfred Lleshi
back button

Milot Rashica i ka dhënë “lamtumirën” një legjende të Bundesligës. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ylli i Kosovës i ka dërguar mesazhe mirënjohjeje dhe vlerësimi bashkëlojtarit të deridjeshëm, i cili ka vendosur “t’i varë këupucët në gozhdë” në moshën 41-vjeçare. Fjala është për Claudio Pizarro, sulmuesin e shquar peruan, që ka luajtur në total 596 ndeshje si profesionist dhe ka shënuar 236 gola.

Sikurisht, një karrierë kaq e gjatë, me “stacione” të ndritshme si Bayern Munich dhe Chelsea, e ka bërë futbollistin në fjalë shembull për të tjerët. Sidomos për ata te Werder Bremen, ku ka luajtur në pesë etapa të ndryshme, derisa po tërhiqet nga futbolli aty, me 44 ndeshje të luajtura dhe 5 gola të shënuar në dy sezonet e fundit, në të cilat pati fatin të luante me të edhe Milot Rashica.

Ja statusi i yllit të “Dardanëve”: “Ti ke qenë një model për mua, që kur u bashkova me Werderin! Çfarë karriere mbresëlënëse, miku im! Gjithë të mirat për të ardhmen! Shijoje kohën me familjen tënde tani! Legjendë!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit