Tifozë të Interit, a ju kujtohet? Goli historik i Toldos ndaj Juves në minutën e 95-të (video)

19 Tetor 2020
14:50
Alfred Lleshi
back button

Inter-Juventus 1-1, më 19 tetor 2002. Ndodhte si sot 18 vite më parë në një nga derbet më të nxehtë italianë, me dy skuadrat që luftonin për titullin. Juve gëzonte epërsinë minimale deri në minutën e 95-të, falë një penalltie të Del Piero, por në “frymën e fundit”, portieri Toldo u bën gjëmën bardhezinjve. Ai del përpara në sulm dhe në lëmshin e krijuar e shtyn topin në rrjetën e “Zonjës së Vjetër”. Më pas, në të vërtetë u konstatua se nuk ishte gol nën emrin e Toldos, sepse prekja e fundit ishte e Bobo Vierit.

Gjithsesi, e paharrueshme do të mbetet dalja e portierit zikaltër, barazimi dramatik dhe ekip në limitin e kohës shtesë (95’), si dhe antagonizmi i pashoq në fushën e blertë mes lojtarëve të dy skuadrave, si kurrë më parë. Duke parë këto pamje do të rikujtoni atë ndeshje, që duket si një luftë e vërtetë nga minuta e parë deri në sekondën e fundit…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit