Tifozët, banderolë për Allegri: Gjithmonë kemi qenë krenarë për ty, mirë se erdhe përsëri!

25 Korrik 2021
11:16
Alfred Lleshi
back button

“Ne gjithmonë kemi qenë krenarë për ty, mirë se erdhe mister Allegri”. Kjo lexohet në një banderolë të shfaqur në qendrën sportive të Juventusit me rastin e miqësores së parë të bardhezinjve, me Massimiliano Allegri sërish në stol, kundër Cesena. Trajneri livornez është kthyer te “Zonja e Vjetër” pas përvojës së mëparshme dhe shumë të suksesshme nga viti 2014 deri më 2019.

Një mesazh që dëshmon mirënjohje dhe dashuri ndaj trajnerit, i cili gjithashtu tregon distancim nga zgjedhja e klubit e dy viteve më parë, kur morën Sarrin për futboll më të mirë. Presidenti Agnelli e shkarkoi pas një viti ish-trajnerin e Napolit, pasatj provoi edhe Pirlon sezonin e kaluar, pa sukses, duke iu kthyer… Allegrit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit