Tifozët çmenden pas fanellës së re të Arsenalit

22 Maj 2019
22:53
back button

Planet e Arsenal do të varen shumë nga finalja e Europa League në Baku javën e ardhshme. 

Pasi përfundoi në vend të pestë të Premier League, skuadra e Unai Emery duhet të fitojë finalen e Europa League për t’u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm. 

Gjithsesi, konkurrenca do të jetë shumë e fortë pasi rivalët e Londrës Chelsea ndodhen në një moment të mirë. 

Për të ndryshuar pak atmosferën e tensionuar në kampin e Topçinjve, tifozët mund të kënaqen me fanellën e sezonit të ardhshëm. 

Arsenal tashmë do të sponsorizohet nga Adidas pas marrëveshjes 70 milionë euro dhe tifozët janë dashuruar me fanellën e re. 

Një foto e Aubameyang dhe Lacazette të veshur me fanellat e reja ka bërë xhiro në rrjetet sociale. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit