Tifozët e Besëlidhjes godasin me sende lojtarët e Tiranës, ndërpritet ndeshja finale

4 Maj 2023
20:46
Telesport
back button

Ndeshja e pestë finale play off në basketboll për meshkuj mes Besëlidhjes dhe Tiranës, e vlefshme për titullin kampion, është ndalur në mesin e periodës së katërt, në avantazhin 75-53 për bardheblutë.

Tifozët e Besëlidhjes, që çuditërisht ndodheshin pas stolit të Tiranës, kanë nisur të godasin me sende stolin e ekipit bardheblu, që është çuar dhe ka shkuar në dhomat e zhveshjes. Situata është acaruar, pasi tifozët kanë vijuar të hedhin sende në fushë, ndërkohë që është rritur numri i forcave të rendit në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

Tifozeritë e dy ekipeve, edhe pse përballë njëra-tjetrës, kanë nisur të ofendojnë njëra-tjetrën, por ndeshja është ndalur prej 5 minutash. Forcat speciale kanë mbërritur për të siguruar qetësinë dhe ndeshje rinis pas kësaj ndalese.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit