Tifozët e Chelsea vërshëllejnë Higuain, kërkojnë rikthimin e spanjollit

18 Mars 2019
18:42
Telesport
back button

Humbja 2-0 që Chelsea pësoi ndaj Everton ditën e dielë në kampionat ka ndërlikuar pa masë pozitat e trajnerit italian Maurizio Sarri dhe jo vetëm të tij. Edhe sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain ka rënë pre e kritikave të tifozëve të “blues”. Ata e kanë vërshëllyer disa herë sulmuesin që erdhi në merkaton e dimrit nga Milani.

Higuain u kërkua nga ngulm nga Sarri, por që deri më tani nuk ka shkëlqyer ende në Premier League. Tifozët, gjatë ndeshjes derbi të Londrës, kanë qenë të pamëshirshëm karshi sulmuesit 31-vjeçar, që e konsiderojnë si një dështim. Ndaj ata kanë kërkuar largimin e tij që në merkaton e verës.

Jo vetëm kaq, por tifozët e Chelsea, gjatë ndeshjes së fundit, kanë kërkuar disa herë gjatë takimit që në ekip të rikthehet sulmuesi spanjoll Alvaro Morata. Ai u largua te Atletico Madrid në merkaton e janarit, pasi i la vendin Higuain. Titozët kanë kënduar disa herë kore në adresë të Morata, duke i kërkuar klubit ta rikthejë në “Stamford Bridge” sezonin tjetër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit