Tifozët e Interit tallen me Bonucci pas incidentit në finalen e Superkupës

15 Janar 2022
19:10
Telesport
back button

Polemikat që krijoi incidenti i finales së Superkupës së Italisë mes mbrojtësit të Juventus, Leonardo Bonucci me sekretarin e Inter, Cristiano Mozzillo, nuk kanë ndërmend të ndalen.

Për atë incident, Bonucci u gjobit nga Federata Italiane Futbollit, por ata që nuk e harrojnë ngjarjen janë tifozët zikaltër. Ata kanë shprehur mendimin e tyre për atë ngjarje përmes një parrulle të nxjerrë në Milano.

Bonucci, nëse do të bësh të keqin, të presim në Baretto, budalla”. Një sulm ky i tifozëve të Interit që nuk u pëlqeu incidenti në fundin e takimit, fituar 2-1 nga Interi, që fitoi edhe Superkupën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit