Tifozët e Juventusit e lusin Dybala, “mos shko te Inter”. Por ai i ngrin ato (PAMJET)

18 Maj 2022
16:23
Telesport
back button

E sigurt është që Paulo Dybala nuk do të luajë më në Juventus, pas 7 vitesh të asaj dashurie që nuk ka të bëjë me shifrat, golat, asistimet, dëmtimet dhe gjykimet që jo gjithmonë bien dakord për statusin e tij si kampion.

Dashuria është diçka tjetër, është irracionale, ndonjëherë është e vështirë edhe ta shpjegosh: me pak fjalë, ose ekziston ose nuk ekziston. Lotët e papërmbajtshëm të Paulos në fundin e Juve-Lazio kanë rikthyer imazhin e vogelushit te Palermos, edhe për atë fytyrë që refuzon të tregojë moshën.

Thirrja e argjentinasit dhe mijëra tifozëve të Juventusit me të ishte një psikodramë që u zhvillua drejtpërdrejt para miliona spektatorëve: të gjithë në botë duhej të dinin se çfarë do të thoshte Juve për Dybalan dhe sa shumë e donin në Torino.

Ata lotë nënkuptojnë edhe një gjë tjetër, është një deklaratë që i mungojnë vetëm fjalët: “Nga këtu më përzunë, po të ishte në dorën time do të kisha qëndruar përgjithmonë”. Futbolli, si jeta dhe marrëdhëniet personale, ndryshon shpejt.

Nga marrëveshja e arritur vjeshtën e kaluar për rinovimin katërvjeçar në 8 milionë në vit me 2 mln euro bonuse – dukej se mungonte vetëm nënshkrimi – deri në zbehjen e ndjenjave nga ana e Juve, mes problemeve të vazhdueshme të muskujve dhe performancës së luhatshme.

Deri në kundërshtimin që iu dha lojtarit në një mëngjes të trishtuar të marsit: asnjë ofertë rinovimi, madje as skonto, “sepse do të kishte qenë mosrespekt për një kampion dhe një njeri si Dybala, i cili tani është jashtë projektit”. Fjalët e administratorit Arrivabene ngjajnë me ato të dikujt që e lë dikë duke thënë “Unë nuk të meritoj, më dhemb me shume mua se ty”…

Tifozët e Juventusit qajnë dhe një mendim i tmerrshëm i bën ata të ndihen edhe më keq: që La Joya i dashur mund të shkojë te Interi, kundërshtari me të cilin janë ‘tradhtuar’ kohët e fundit nga Antonio Conte dhe Beppe Marotta.

Dhe ky i fundit prej muajsh po i afrohet Dybala-s, me një marrëveshje në një hap në fund të kampionatit: ndjenjën e hakmarrjes ndaj Agnelli, Arrivabene, Nedved, Cherubini dhe Allegri – apo juria e pamëshirshme që dënoi argjentinasin.

Jo vetem hakmarrje, por edhe motivim per t’u kthyer ne nivele. Dhe pastaj sigurisht paratë, jo ato që Dybala shpresonte të merrte nga një transfertë falas, por gjithsesi 6 milionë euro bazë fikse plus bonuse të pasura për 4 vjet.

Në Serie A i vetmi klub tjetër ku ai mund të luajë është Roma e Mourinhos, por për momentin pista e Interit duket ende më e nxehta. Tifozët e Juventusit e dinë, e nuhasin, kush është i dashuruar e kupton menjëherë kur do të ndodhë diçka që mund të thyejë zemrën.

Dhe pastaj i bërtasin me dëshpërim, tani që nuk mund t’i bërtasin më “Paulino, qëndro!”. Dybala shkon nëpër fushën e stadiumit në një stuhi emocionesh të përbashkëta, në një përqafim që do të donte të mos përfundonte kurrë dhe ata përpiqen t’i rrëmbejnë atij premtimin:

“Mos shko te Inter, Paulo, të lutem!”. Është një fjali e perseritur e një mijë lutjeve, klithma prekëse e atyre që shpresojnë të mos shohin vuajtje të shtuara në vuajtje: shko kudo, por jo tek ata atje…

Në një video që u shfaq orët e fundit, mund të shihni dhe dëgjoni pikërisht këtë: kërkesën – ose më mirë lutjen – për të mos shkuar te Interi. Por eshte edhe reagimi i Dybala. Ai dëgjon gjithçka, shikon për një moment në sytë e personit që tha fjalinë dhe më pas shikon larg.

Memec, nuk thotë asnjë fjalë. Dëgjohen fansa të tjerë duke përsëritur të njëjtën lutje, por Paulino hesht: është një premtim që ai vërtet nuk mund dhe nuk dëshiron ta bëjë. Mbetet edhe një ndeshje e fundit me fanellën e Juventusit, të shtunën e ardhshme në Firence, atëherë fati do të plotësohet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit