Tifozët e Newcastle të çmendur për Isak, por… kori është ai i yllit të rivalëve

9 Shtator 2022
12:56
Denis Hakanaj
back button

Alexander Isak ka arritur të bëjë për vete shumë shpejt tifozët e Newcastle dhe të tregojë cilësitë e tij në Premier League.

Paraqitjet e sulmuesit, i cili ka shënuar ndë debutim me fanellën e Magpies në humbjen e pësuar në kampionat kundër Liverpool-it, kanë entuziazmuar tifozët që, të shtyrë nga euforia, i kanë dedikuar menjëherë një kor të personalizuar.

Mbështetësit e klubit ba rdhezi kanë shpikur që tani një kor të dedikuar për sulmuesin suedez. I vetmi problem? Kënga e zgjedhur dhe, për rrjedhojë, edhe ritmi dhe fjalët, janë praktikisht identike me ato që tifozët e Tottenham i kanë dedikuar një tjetër suedezi, Dejan Kulusevski.

Në fakt, të dy tifozeritë, për të nderuar dy yjet e tyre, kanë zgjedhur këngën e njohur të ABBA, “Gimme, gimme, gimme”, të përsonalizuara me emrat e Kulusevski-t dhe Isak.

Megjithatë, ka mundësi që tifozët e Newcastle të vendosin që të ndryshojnë për të mos u ndier se “kanë kopjuar” rivalët anglezë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit