Tifozët e Veronas, të dashuruar pas Kumbullës! E bëjnë pjesë të historisë shekullore

28 Maj 2020
15:38
Telesport
back button

Marash Kumbulla ishte surpriza më e bukur për shqiptarët dhe sidomos për tifozët e Veronas këtë sezon në Serie A. Ende 20 vjeç por me potencial të jashtëzakonshëm, djaloshi i rritur në Itali po ndiqet nga shumë skuadra me emër, por ende nuk ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën e tij.

Verona seconda difesa in A: subisce pochi gol e lancia Kumbulla

Ndërkohë, tifozët verdheblu e kanë kurorëzuar që tani si pjesë e 20 lojtarëve më të mirë që kanë veshur fanelën e Veronas në histori, në një sondazh që faqja Hellascalcio.it ka bërë kohët e fundit.

Me vetëm 18 ndeshje këtë sezon në Serie A, futbollisti nga Malësia e Madhe ka bërë për vetë publikun veronez, teksa bashkë me Rrahmanin kanë fuqizuar prapavijën duke u bërë në disa ndeshje të pakalueshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit