Tifozët hakmerren ndaj Griezmann

13 Korrik 2019
21:02
back button

Pllakada jashtë stadiumit “Wanda Metropolitano” që është vënë në nder dhe në përkujtimtë arritjes së Antoine Griezmann, për faktin se regjistron më shumë se 100 ndeshje me klubin e Atletico Madrid, është dhunuar dhe shpërfytyruar nga tifozët e tërbuar cochoneros.

Vetëm një ditë pas njoftimit të transferimit të Griezmann te Barelona, një numër tifozësh janë paraqitur në “Kalimin e Legjendave” (Paseo de las Leyendas), pranë stadiumit të Atlético's dhe e kanë mbuluar pllakadën e futbollistit francez me ngjitëse dhe zhul. 

Kjo nuk është hera e parë që pllakada e një futbollisti në “Kalimin e Legjendave” dhunohet nga tifozët e pakënaqur të Atletico Madrid: pllakadat e Thibaut Courtois, Hugo Sánchez dhe Sergio Agüero kanë vuajtur të njëjtin fat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit