Tifozët i kënduan: “Nxirre gjoksin jashtë”! Reagim i prezantueses seksi është epik (VIDEO)

2 Tetor 2019
20:09
back button

Prezantuesja sportive seksi nga italia, Diletta Leotta qeshi me tifozët e Napolit të cilët kërkuan që ajo tregonte gjoksin e zhveshur. Një sektor i stadiumit “San Paolo” ku ishin vendosur tifozët e Napolit, bërtiti në kor: “nxirre gjoksin jashtë” në adresë të bjondes shumë tërheqëse, teksa ajo ecte në drejtim të stendës së televizionit.

Në vend që të tërbohej e turpërohej nga incidenti, në fakt Leotta qeshi teksa refuzoi kërkesën e tifozëve. Pamjet e publikuara në rrjet shfaqin bukuroshen italiane teksa u drejton gishtin tifozëve në shenjë mohuese.

Gjithçka ndodhi kur Leotta mbulonte me prezantim ndeshjen e Napolit ndaj Brescia. Gazetarja dhe prezantuesja sportive seksi është një personazh shumë publik, jo vetëm në Itali. 28-vjeçarja Leotta është aq e famshme sa që ndiqet në Instagram nga 4.6 milionë simpatizantë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit