Tifozët italianë të çmendur pas Messit, kjo video e tyre po bën xhiron e rrjetit!

24 Shkurt 2020
15:18
back button

Mbrëmjen e nesërme do të luhet sfida mes Napolit dhe Barcelonës, e vlefshme për fazën e 1/8-ave të UEFA Champions League. Ekipi blaugrana ka mbërritur ditën e sotme në Itali, ku pritja për Lionel Messin ka qenë e çmendur.

Tifozë të shumtë kanë dalë në rrugë për të pritur momentin kur autobusi i Barçës të mbërrinte në hotelin ku do të akomodoheshin lojtarët. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, vihen re tifozë të shumtë që brohorasin: “Messi, Messi”. Videon e ka shpërndarë edhe klubi i Barcelonës, që ka falënderuar tifozët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit