Tifozët kuqezi janë të dashuruar pas tij, Milani nis bisedimet për rikthimin e madh!

19 Nëntor 2019
10:43
back button

Mjaftoi vetëm gjysma e dytë e sezonit 2016/2017, që tifozët e Milanit të dashuroheshin pas Gerard Deulofeut. Spanjolli u huazua nga Everton te kuqezinjtë, me këta të fundit që nuk arritën ta blinin në fund të sezonit, pasi çmimi i tij u konsiderua shumë i lartë.

Që nga ajo kohë, emri i Deulofeut përflitet gati çdo merkato te Milani dhe sigurisht nuk mund të mungonte as tani, kur na ndajnë edhe pak nga merkato e janarit. Spanjolli aktualisht luan për Watford, ku është një ndër më të rëndësishmit për ekipin e tij.

Forma e 25-vjeçarit vijon të jetë mjaft e mirë, ndaj edhe Milan po mendon seriozisht për ta rikthyer në “San Siro” në janar. Sipas mediave italiane, bisedimet e para kanë nisur, me kuqezinjtë që duket se kanë jo pak vështirësi.

Drejtuesit anglez kanë shumë pretendime dhe kërkojnë të paktën 40 milionë euro që të lirojnë xhevahirin e tyre. Kjo shifër konsiderohet shumë e lartë nga Milani, me këta të fundit që do të provojnë të gjejnë një marrëveshje të volitshme për të dyja kampet. Sigurisht, një rikthim i Deulofeut do t’i kënaqte shumë tifozët e “Djallit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit