Tifozët ofenduan rëndë ish-sulmuesin, ndërpritet ndeshja në Spanjë

15 Dhjetor 2019
22:29
back button

Ndeshja e së dielës mes Rayo Vallecano dhe Albacete është pezulluar pas thirrjeve ofenduese të tifozëve drejt Roman Zozulya.

Pas fundit të pjesës së parë, tifozëve u janë dhënë mesazhe të mos përsëriten thirrjet, por skuadrat nuk zbritën më në fushë pasi ofendimet e tifozëve vazhduan.

“Zozulya je një nazist,” ishte thirrja e tifozëve të Rayo-s drejt sulmuesit të Albacete. Paco Jemez i është lutur tifozëve të tij të tregonin respekt për ukrainasin dhe ish-sulmuesin e Rayos.

“Ishte një shaka, ishte një shaka”, thirrën më pas tifozët pasi ndeshja u anulua.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit