Tifozët tallen me Sarri-n: “Në djall me Premier League, Chelsea fiton Europën edhe me atë trajner!”

15 Mars 2019
22:37
back button

Çdo rast është një shans i mirë për të tallur Maurizio Sarri. Madje edhe fitorja e thellë ndaj Dinamo Kiev që duhet të kënaqte tifozët e Chelseas. Ndonëse vazhdojnë të ekzistojnë ende disa zëra “Sarri ik!”, në Europa League trajneri italian po korr sukses të padiskutueshëm: 5 fitore dhe 1 barazim në grup; 4 fitore në po aq ndeshje në fazën e eliminimit direkt.

Tani, një short relativisht i lehtë drejt finales në Baku. Përballë "Bluve" do të jetë një Slavia Praga të kapërcyeshme në çerekfinale, me shansin për tu përballur në gjysmëfinale me fitueshen e çiftit Benfica- Eintracht Frankfurt.  Larg Arsenalit dhe Napolit, të paktën deri në finale.

Tashmë Chelsea është me mendjen në Baku, por kujdes nga kurthet. Nëse londinezët do të duhet të impenjohen shumë në luftën për vendin e katërt në Premier, atëherë ekziston rreziku që skuadra të vuajë pasojat në Europa League. Prandaj, zgjidhja është quajtur: “Në djall me Premier League!”

Janë të shumtë tifozët e Chelsea-t që janë dakord me këtë zgjidhje, sepse fundja është shansi më i mirë, duke konsideruar faktin që fitimi i trofeut do të çonte Chelsea-n direkt në Champions, edhe nëse mbetet jashtë katërshes kryesuese në kampionat.

“Është shansi më i mirë që kemi për të shkuar në Champions”, shkruan një tifoz, ndërkohë që një tjetër preferon të ngacmojë italianin në lidhje me dy talented e Bluve që nuk para i aktivizon: “Duhet të jetë prioriteti ynë. Mbase kështu edhe Hudson-Odoi e Loftus-Cheek do të luajnë më shumë”. 

Më pas, një tjetër sfidon haptazi trajneri Sarri, jo vetëm të kaluarën e tij: “Finalja do të jetë Chelsea-Napoli!”. Tifozët e Chelseas janë aq të bindur se do të shkojnë në finalen e Baku-së, sa që shkruajnë bujshëm: “Duhet të jetë një rrugëtim i thjeshtë. MADJE EDHE ME SARRIN NË PANKINË”. I gjori Sarri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit