Tifozi heq dorë nga çmimi 500 euro sepse refuzon të thotë emrin e ekipit rival (VIDEO)

31 Korrik 2020
16:03
Telesport
back button

Një tifoz i Borussia Monchengladbach, konkurrent në një kuiz televiziv, nuk ishte në gjendje të emëronte rivalët e të gjitha kohërave, të urryer nga tifozeria e tij! Kjo, edhe me koston e heqjes dorë nga paratë…

Gjatë njërit prej raundeve të programit për çmimet gjermane “Pyetje – Gjueti”, ai duhet t’i përgjigjenj sa më shumë pyetjeve (në 60 sekonda) dhe do të merrte 500 euro nëse nuk gabonte!

Claus Blümel u pyet se kush kishte fituar kampionatin e kategorisë së dytë gjermane (Bundesliga 2) në 2018/2019 dhe ai e dinte përgjigjen në mënyrë perfekte, por nuk pranoi të thoshte “Koln” me zë të lartë, duke u bërë idhulli i tifozëve të Gladbach në internet.

Alexander Bommes (44) moderiert die ARD-Quizshow "Gefragt - Gejagt".

Për fat të mirë, në fund të fundit prapë arriti të fitonte 2500 euro. Më mirë se asgjë, por 500 euro më shumë nuk dëmtojnë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit