Tifozi i dëshpëruar, lavazh falas për ata që hedhin në kosh fanellën e Harden

27 Janar 2021
10:30
Telesport
back button

Largimi i James Harden nga Houston, për të luajtur me Brooklyn, ka zhgënjyer shumë fansa të ekipit teksan. Lojtari pat ardhur te skuadra e Rockets në vitin 2012, por tashmë ai, prej disa javësh, është një lojtar i Nets.

Ky largim ka zhgënjyer mjaft fansa e veçanërisht pronarin e një lavazhi në Houston. Ai ka vendosur të hakmerret ndaj këtij veprimi të “mjekrës”. Ai u ofron lavazh falas të gjitha makinave që dorëzojnë fanellën e Harden, që më pas i mbledh në një kosh.

Sean Qureshi, pronari i lavazhit, për “TMZ Sport” tha: “Kam ndërmend t’i djeg ato fanella. Nëse zjarrëfikësit do të më lejojnë do të bëj një zjarr të madh me ato bluza kur Harden të vijë në Houston për të luajtur kundër nesh”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit