Tifozi i ngacmon gruan, trajneri e rreh (video)

3 Janar 2020
17:41
Denis Hakanaj
back button

Ka patur momente tensioni gjatë një ndeshje të kampionatit kinez të basketbollit mes Jiangsu Dragons e Liaoning Flying Leopards.

Trajneri i të parëve, ish-basketbollisti slloven Mehmed “Memi” Becirovic, ka sulmuar një tifoz duke i vënë duart në fyt.

Sipas shtypit vendas, reagimi i dhunshëm ka ardhur për shkak të disa thirrjeve të spektatorit kundrejt gruas së trajnerit.

Pak para këtij momenti, tifozi mësohet të ketë fyer dhe t’i ketë treguar gishtin e mesit Lance Stephenson, ish-ylli i NBA-së që sot luan me Leopards.

Gjest ky për të cilin është kritikuar nga gruaja e Becirovic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit