Tifozi i vogël sfidon Ibra-n, video merr dhenë me përgjigjen e suedezit

23 Gusht 2019
10:43
back button

Zlatan Ibrahimovic po përgatitet për derbin e ardhshëm, atë mes LA Galaxy dhe Los Angeles FC, aty ku do të përplaset edhe me rivalin e tij në MLS, Carlos Vela.

Gjithsesi para se të mbërrijë tek kjo ndeshje, sulmuesi suedez ka zhvilluar disa takime me tifozët e tij special, që këtë herë kanë qenë fëmijë.

Vëmendjen e ka marrë një djalosh i vogël, që me një fjali ka thumbuar sjelljen karakteristike të Ibrahimovic.

Djaloshi i afrohet dhe e pyet: “A më njeh mua” dhe Ibra që i përgjigjet me të njëjtën rrjedhë: “Sigurisht, që të njoh. Po ti a më njeh mua?, ndërsa djali i përgjigjet me një “Po” të shkurtër, para se të marrë autografin e shumëpritur mbi topin e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit