Tiger Woods i rikthehet stërvitjes 9 muaj pas aksidentit me makinë

22 Nëntor 2021
11:48
Gentian Spiri

Tiger Woods i është rikthyer fushave të golfit, 9 muaj pas aksidentit me makinë që bëri në shkurt të këtij viti, në Los Anxhelos.

Është vetë ikona e sportit që ka postuar një video të shkurtër në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, ku tregon se ka nisur nga stërvitja dhe gjuajtja e topit të golfit.

Duke bërë progres”, shkruan Woods, që u tregon fansave të tij goditjet me efekt të topit. Duket se golfisti i njohur amerikan synon të rikthehet sa më shpejt në fushë dhe se aksidenti e operacioni janë një kujtim i largët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit