Tiger Woods lëshon sfidën: Mund të fitoj sërish një turne Major

19 Maj 2022
12:39
Telesport
back button

Po, jam i bindur se mund të fitoj sërish. Duhet vetëm të shkoj i qetë në fushë dhe të tregoj se sa i aftë jam”. Ka qenë kjo deklarata e dhënë nga golfisti amerikan Tiger Woods, që beson se mund të triumfojë në turneun e PGA Championship, që zhvillohet në datat 19-22 maj.

Ky është turneu i dytë Major i këtij viti dhe legjenda e këtij sporti beson se mund të fitojë sërish, si dikur. “Kam bërë disa hapa më shumë përpara krahasuar me herën e fundit që kam luajtur. Jam shumë më mirë nga ana fizike, por nuk e di se deri ku mund të shkoj”, tha Woods.

Çdo ditë është ndryshe dhe përpara kam një sfidë interesante e të vështirë. Gjithsesi, jam gati për t’u përballur me këtë sfidë”, tha golfisti amerikan Tiger Woods, që 15 vite më parë e ka fituar këtë turne për të katërtën herë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit