Tiger Woods rikthehet në fushë pas një viti, shkëlqen bashkë me djalin e tij Charlie

21 Dhjetor 2021
10:02
Gentian Spiri

Pas 12 muajsh nga gara e fundit dhe 10 muaj nga aksidenti me makinë, Tiger Woods është rikthyer në fushën e golfit, këtë herë bashkë me djalin e tij Charlie, në një turne në Orlando. Në turneun PNC Championship dyshja Woods u rendit në vendin e dytë, në total më 119 gjuajtje, pas dyshes John dhe Little John Daly, me 117 gjuajtje.

Një rikthim i vështirë për Tiger Woods, legjendën e këtij sporti, që nuk luante prej një viti, por i mbështetur nga djali i tij arriti të tregojë sërish klas dhe karakter. Edhe djali i tij Charlie tregoi goditje të mira dhe duket se i ngjan babait të tij. Në raundin e dytë bënë një paraqitje të jashtëzakonshme dhe për pak nuk arritën te triumfi.

Gjithsesi, fansat e shumtë e vlerësuan paraqitjen e Tiger dhe Charlie Woods, duke duartrokitur në momentin e përqafimit mes tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit