Tirana apo Partizani? Daja tregon të ardhmen / Kapet me Starovën në studio

23 Dhjetor 2019
22:35
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka folur në emisionin “Pressing” në ABC News për të ardhmen e tij. Tekniku i korçarëve ka treguar se nuk dëshiron të largohet nga “Ujqërit”, por do të qëndroj deri në fund me ekipin e Skënderebut. Tekniku tiranas e vlerëson interesimin e Tiranës dhe Partizanit për t’i besuar stolin, por nuk ndryshon.  

“Çdo opinion im rreth kësaj çështje ka keqinterpretime. Jam trajner i Skënderbeut dhe do të vazhdoj të jem i korçarëve. Në aspektin personal është vlerësim, por do të vazhdoj të jem në krye të skuadrës deri në fund. Momenti që po kalon Skënderbeu është i vështirë, por unë nuk ndryshoj dhe do të vazhdoj të jem me korçarët”.

Daja ka replikuar dhe me Starovën me këtë të fundit që tha se korçarët luajën për të prishur punë. Tekniku i korçarëve nuk pranon një koment të tillë.   

“Skënderbeu luan për të mbrojtur ngjyrat që i kanë dhënë tonusin kampionatit shqiptar dhe për të mbrojtur ata arritje që nuk i kapur kush. Në planin sportiv kemi pasur oshilacione dhe e tregojnë vetë statistikat. Starova nuk duhet të merret vetëm me statistikat, por nuk duhet të shkëpusim aspektin sportiv me realitetin e Skënderbeut. Jemi një klub me problem madhor dhe një klub tjetër ndoshta nuk do të vazhdonte kampionatin” 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit