Tirana ka mundur 3-2 Laçin në javën e 25-të të kampionatit shqiptar të futbollit dhe tani kryeson e vetme renditjen me 43 pikë. Siç e tregon dhe rezultati, një fitore e vështirë për bardheblutë.
Dhe të mendosh se pjesa e parë është mbyllur në avantazh 3-0 për Tiranën falë dygolëshit të Hasanit (6′, 22′) dhe golit të Lulaj (45′) në fundin e 45 minutave të para.
TIRANA-LAÇI 1-0 – VIDEO
TIRANA-LAÇI – 2-0 – VIDEO
TIRANA-LAÇI – 3-0 – VIDEO
Reagimi i laçianëve ka ardhur në fillimin e pjesës së parë, me Guindo që ka ngushtuar diferencat në 3-1 në minutën e 56-të, ndërsa në minutën e 94-t ka ardhur goli i dytë i miqve i shënuar nga Ujka.
TIRANA-LAÇI – 3-1 – VIDEO
TIRANA-LAÇI – 3-2 – VIDEO
Është mbyllur në barazim 1-1 kryendeshja e zhvilluar në Shkodër mes Vllaznisë dhe Partizanit. Kanë qenë Demat e Kuq që kanë kaluar në avantazh me Da Silva-n në minutën e 3-të, por kuqeblutë kanë barazuar me Balaj në të 8-ën.
VLLAZANIA-PARTIZANI – 0-1 – VIDEO
VLAZNIA-PARTIZANI – 1-1 – VIDEO
Rezultati ka mbetur i pandryshuar në 45 minutat e dyta dhe Partizani tani ka zbritur në vendin e dytë me 41 pikë, dy më pak se Tirana kryeseuse, ndërsa Vllaznia mban vendin e katërt me 37 pikë.