Tirana bën afrimin e parë, firmos një golashënues

21 Janar 2019
18:48
Eraldo Harlicaj
back button

Tirana mund të zyrtarizojë afrimin e parë në merkaton e janarit. Mbrojtësi Jurgen Goxha, i cili ishte në provë nga Erzeni, duket se ka bindur dhe me shumë mundësi do të jetë nënshkrimi i parë i bardhebluve. Futbollisti 26-vjeçar, rolin e tij natyral e ka mbrojtës, por në gjysmën e parë të sezonit është preferuar si sulmues nga skuadra shijakase. 

Rezultati? Më mirë se mund të pritej. Ai ka shënuar 7 gola në 12 ndeshje të luajtura në Kategorinë e Parë. Goxha ishte në provë te 24 herë kampionët e vendit, por burime të ndryshme pranë klubit bardheblu bëjnë me dije se ai ka bindur stafin teknik dhe drejtuesit i kanë përgatitur kontratën. 

Goxha do të jetë me shumë mundësi lojtari më i ri i bardhebluve. Një kapërcim i rëndësishëm për durrsakun që ka luajtur gjithmonë në Kategorinë e Parë, por tashmë do të provojë skenën e madhe të Superiores. Tirana nis merkaton, mbase mund të ketë dhe goditje të tjera. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit