Tirana bën goditjen e bujshme të merkatos, Vangjeli vishet bardheblu

9 Gusht 2019
14:58
Alfred Lleshi
back button

Tirana bën një nga goditjet më të mëdha të merkatos së kësaj vere në Superiore. Një emër i njohur për këtë kategori, por që ka përfaqësuar me dinjitet edhe fanellën e kombëtares, ka firmosur me bardheblutë. Fjala është për Kristi Vangjelin, që deri sezonin e kaluar ishte një nga kampionët e Skënderbeut. Mbrojtësi veteran, që ka luajtur edhe në Greqi (Aris), Ukrainë (Chornomorets), Rumani (Astra Giurgiu), me 35 ndeshje në kombëtaren e parë shqiptare, ka firmosur për sezonin e ardhshëm me 24 herë kampionët e vendit.

Klubi më i titulluar i futbollit në Shqipëri ka bërë njoftimin përkatës me këtë rast: “Kristi Vangjeli është zyrtarisht bardheblu. Mbrojtësi korçar ka nënshkruar marrëveshjen, që e ben pjesë të Tiranës për një sezon. Vangjeli vjen si një përforcim me shume vlera për skuadrën bardheblu. Ish-futbollisti i Skënderbeut do t’i bashkohet Tiranës në ditet e fundit të muajit gusht”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit