Tirana bën përmbysjen e madhe dhe barazon serinë me Besëlidhjen, titulli në ndeshjen e pestë

1 Maj 2023
20:58
Telesport
back button

Tirana në basketboll për meshkuj fitoi mbrëmjen e sotme 82-66 ndaj Besëlidhjes në finalen e katërt play off luajtur në “Feti Borova”, duke barazuar 2-2 serinë e takimeve. Bardheblutë arritën të anullojnë avantazhin 2-0 që kishte ekipi lezhjan, duke rikthyer ekuilibrin e plotë. Tashmë titulli kampion do të vendoset pas tri ditësh, në finalen e pestë dhe të fundit.

Një ndeshje emocionuese për 30 minuta në një pallaty sporti të mbushur plot, ku të dyja ekipet kërkuan fitoren, por duket se presioni te skuadra lezhjane ishte më i madh, duke mos dhënë në fushë atë që pritej. Ndërsa Tirana nuk kishte asgjë për të humbur dhe luajti më mirë, duke e merituar fitoren.

Në periodën e parë, Tirana ka një epërsi të lehtë dhe udhëheq 21-15, por lezhjanët janë gjithnjë në ndjekje dhe gjysma e parë e ndeshjes mbyllet 39-36 për bardheblutë. Kryeqytetasit kanë vazhdimisht komandën e lojës, duke u shkëputur 58-51 në përfundim të periodës së tretë.

Në 10-minutëshin e fundit Tirana është më e saktë, mbron mirë dhe përfiton nga nxitimi i basketbollistëve të Besëlidhjes. Kështu, Tirana shkëputet dhe fiton 82-66, duke barazuar 2-2 serinë e finaleve dhe nis festën. Për Tiranën u dallua Davis me 24 pikë, ndërsa 40 pikët e dyshes Robinson-Bernard për lezhjanët mbetën për statistikë.

Play off-Meshkuj

Nd.1, Besëlidhja – Tirana, 93-77

Nd.2, Tirana – Besëlidhja, 73-80

Nd.3, Besëlidhja – Tirana, 63-76

Nd.4, Tirana – Besëlidhja, 82-66

Nd.5, Besëlidhja – Tirana, 4 maj

Lajme të tjera

Lajmet e fundit