Tirana del hapur për Lilën dhe Abazajn, zbulohet ku kanë ngecur bisedimet

16 Gusht 2019
15:33
back button

Drejtori i Tiranës, Arbi Laçi, ka zbuluar merkaton e Tiranës në sprintin final. Emra si Andi Lila apo Kristal Abazaj vërtiten ende mbi tavolinën e bardhebluve dhe në garë janë futur dhe skuadra të tjera. Ende nuk ka diçka konkrete për të dy lojtarët, por puna vazhdon për t’i bindur shprehet drejtori Arbi Laçi për Supersport. 

Merkato – “Kemi qenë agresiv që në ditën e parë të merkatos dhe jemi përforcuar aty ku skuadra kishte nevojë. Nuk kemi parë futbollistët më cilësor në treg, por ata që mund të përshtaten më mirë me Tiranën”.

VangjeliLila-Abazaj – “Ai ka firmosur me ne dhe më 24 gusht do të bashkohet me grupin. Është e vertetë që kemi patur kontakte me Lilën, e shohim si një mundësi për ne, por merkato nuk është mbyllur ende, gjithçka mbyllet në 31 gusht. Abazaj është një lojtar me shumë vlera por gjërat nuk janë dhe aq të thjeshta”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit