Tirana dështon në miqësore, e mposhtin modestët e Kosovës

24 Korrik 2019
20:19
Eraldo Harlicaj
back button

Tirana ka humbur me rezultatin 0-1 ndaj Dukagjinit në ndeshjen miqësor të zhvilluar në Ohër. Ekipi bardheblu zbriti në fushë me formacionin të alternuar. Trajneri Ardian Mema aktivizoi nga minuta e parë Ismailgecin, Mucin dhe Celhakën, pa harruar dhe afrimet e fundit.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, ndërsa në 45 minutat e dyta ekipi i Dukagjinit gjeti golin e fitores. Ekipi i Xhengiz Rexhepit arriti të rrëmbejë fitoren falë një penalltie të realizuar në minutën e 85′.

Një test aspak pozitiv ky për skuadrën kryeqytetase duke menduar se ekipi i Ardian Memës synon fitimin e titullit kampion.

KF Tirana 0-1 Dukagjini 
Goli: (85′ 11-m)

Formacioni në pjesën e parë: Abibi, Doka, Karriqi, Osmani, Ismajlgeci, Celhaka, Batha, Daja, Cale, Torasa, Muci

Formacioni në pjesën e dytë: Qirko, Hoxhallari, Imami, Muca, Goxha, Cake, Celhaka, Batha, Cikani, Ismajlgeci, Dunga

Powered by Froala Editor

Lajme të tjera

Lajmet e fundit