Tirana e Flamurtari marrin frenat e kampionatit, Apolonia 11 pikë në 40 minuta!!!

7 Mars 2021
16:53
Telesport
back button

Kampionati i basketbollit për femra është nën diktatin e Tiranës dhe Flamurtarit, që udhëheqin renditjen me nga 6 pikë të plota pas takimeve të javës së 3-të. Bardheblutë fituan 67-38 në Shkodër ndaj Vllaznisë, ndeshje e dominuar nga vajzat kryeqytetase.

Pa probleme fiton edhe Flamurtari, që në fushën e tij mposhti 102-54 ekipin e Sh.K.B.Tiranës. më e bukur sfida zhvilluar në kryeqytet, ku Studenti mundi 62-55 Elbasanin, dy skuadra që synojnë një vend në play off. Për Elbasanin kjo është humbja e parë, ndërsa për Studentin suksesi i parë sezonal.

Shifra për “Guinness” janë regjistruar në ndeshjen Partizani-Apolonia, luajtur në “Asllan Rusi”. Skuadra e “kuqe” fitoi thellë 140-11, në një ndeshje që nuk pati histori. Skuadra fierake realizoi vetëm 11 pikë në 40 minuta lojë, një rekord ky për kampionatin e femrave të koshit.

Basketboll – Kategoria e Parë, Femra (Java e 3-të)

Vllaznia – Tirana, 38-67

Flamurtari –Sh.K.B.Tirana, 102-54

Studenti – Elbasani, 62-55

Partizani – Apolonia, 140-11

Renditja: Tirana 6 pikë, Flamurtari 6 pikë, Partizani 5 pikë, Elbasani 5 pikë, Vllaznia 4 pikë, Studenti 4 pikë, Apolonia 3 pikë, Sh.K.B.Tirana 2 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit