Tirana e nis me barazim, Muça rikthehet titullar me gol

20 Korrik 2019
20:23
back button

Skuadra e Tiranës ka barazuar me rezultatin 2-2 në ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar ndaj skuadrës së Renovës. Një test ky në kuadër të fazës përgatitore që bardheblutë kanë startuar prej disa ditësh në Maqedoninë e Veriut.

Në miqësoren e zhvilluar këtë të shtunë në orën 17:30 në stadiumin “Ohrid”, të qytetit të Ohrit, 24-herë kampionët e Shqipërisë kanë shënuar me Gentian Muçën në të 36’, që ka realizuar nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në të 72’ një autogol i ekipit nga Tetova e Maqedonisë së Veriut ka shkuar në favor të bardheblutë, për të vulosur në finale barazimin në shifrat 2-2.

Sikurse raporton vetë klubi bardheblu përmes rrjeteve sociale kjo ishte miqësorja e parë e planifikuar gjatë kampingut në Maqedoninë e Veriut. Në axhendën e Tiranës janë edhe 3 miqësore të tjera, që synojnë konsolidimin në aspektin tekniko-taktik të lojës së bardhebluve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit