Tirana e vakët në merkato, Mema ngre alarmin

20 Janar 2019
11:44
Eraldo Harlicaj
back button

Tirana ende nuk ka bërë asnjë lëvizje në merkato. Trajneri Ardian Mema deklaronte para se të mbyllej gjysma e parë e sezonit se shpëtimin e shihte pikërisht te kjo periudhë, por ende nuk ka afruar futbollistët që ka dashur. Numri një i stolit në një intervistë të tij deklaroi se priste 2-3 afrime në ditët e ardhshme, por diçka e tillë nuk po ndodh. 

Nga krahu tjetër, skuadra ka probleme dhe janë evidentuar qartë në dy gjysmat e para të sezonit. Numri një i stolit kërkon një mesfushor defensiv dhe një mbrojtës. Situata nuk duket aq e lehtë, pasi në janar është e vështirë që të gjenden elementet e duhur, por drejtuesit po punojnë. 

Bardheblutë ende nuk kanë zyrtarizuar asnjë emer në merkaton e janarit. Koha po mbaron dhe do të ketë vështirësi që elementët që do të afrohen dhe të përshtaten shpejt me grupin e futbollistëve. Kryeqytetasit nuk kanë kohë për të humbur, prandaj dhe numri një i stolit është i prerë se nëse nuk arrihet akordi me emrat e duhur, atëherë nuk do të afrojë asnjë futbollist. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit