Tirana eliminon Vllazninë pas 2 orësh lojë, në finalet play off derbi kryeqytetas

6 Prill 2021
19:29
Telesport
back button

Pas më shumë se dy orësh lojë, skuadra e Tiranës në volejboll për femra ka siguruar një vend në finalet play off, pas fitores 3-2 që arriti sot ndaj Vllaznisë, takim që u luajt në “Fahrie Hoti” në kryeqytet. Një fitore e vështirë dhe e vuajtur për bardheblutë e trajnerit Gorenca, që u desh të përmbysnin dy herë avantazhin e mikeshave nga shkodra.

Vllaznia fiton 25-23 setin e parë, por Tirana kundërpërgjigjet, duke fituar 26-24 setin e dytë. Shkodranet nuk dorëzohen dhe fitojnë 28-26 setin e tretë, duke qenë një set larg finales. Gjithsesi, përvoja e kryeqytetaseve bën diferencën në setin e katërt, ku fitojnë 25-19 dhe më pas triumfojnë 15- edhe në setin final, duke fituar krejt takimin 3-2.

Tirana fitoi 2-1 me ndeshje ndaj Vllaznisë dhe në finalet play off do të luajë ndaj Partizanit në derbin kryeyqtetas. Kampione e Shqipërisë do të shpallet skuadra që fiton 3 nga 5 takimet finale.

Play off – Gjysmëfinale Femra

2 prill, Barleti Volley – Partizani, 1-3

2 prill, Tirana – Vllaznia, 3-1

4 prill, Vllaznia – Tirana, 3-1

4 prill, Partizani – Barleti Volley, 3-2

6 prill, Tirana – Vllaznia, 3-2

Lajme të tjera

Lajmet e fundit