Tirana-Erzeni, derbi shqiptar në Prishtinë për Kupën e Pavarësisë

28 Nëntor 2021
10:13
Gentian Spiri

Tirana dhe Erzeni janë dy skuadrat finaliste të Kupës së Pavarësisë në volejboll për meshkuj, event që po zhvillohet në Prishtinë. Në sfidat gjysmëfinale, ato mposhtën rivalët nga Kosova. Nëse te femrat kemi një derbi Kosovar (M.techonolgie-Drita), te meshkujt kemi një derbi shqiptar.

Në gjysmëfinalen e parë për meshkuj, Tirana fitoi me lehtësi 3-0 ndaj Dritës (25-18, 25-18, 25-11). Një ndeshje në sens unik, dominuar nga bardheblutë. Më e bukur sfida e dytë gjysmëfinale, ku Erzeni fitoi 3-1 ndaj ferizaj (25-23, 25-22, 21-25, 25-19), ku të dyja skuadrat dueluan fort në të katërta setet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit